Lajme
Gashi i LDK-së: Qeveria Kurti ka aq shumë skandale që nuk i ka ndodhur asnjë partie dhe asnjë koalicioni deri më sot
Demokracia
16:06 | 18 Maj 2024

Share:

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se Albin Kurti dëshiron të taktizojë sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve pasi qytetarët e kanë kuptuar se qeveria dhe qeverisja e tij janë të dështuara dhe të korruptuara masivisht.

Ai tha se qeveria Kurti ka aq shumë skandale që nuk i ka ndodhur asnjë partie dhe asnjë koalicioni deri më sot

“Ne kemi hyrë në fazë zgjedhore, këto të tjerat janë taktizime. Zoti Kurti don me taktizu, e ka kuptu edhe vetë dhe gjithë qytetarët e Kosovës se qeverisja dhe qeveria e tij janë të dështuara dhe të korruptuara masivisht. Po e dëmtojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe skandal pas skandali që nuk i ka ndodhur asnjë partie dhe asnjë koalicioni deri më sot kaq shumë skandale. Vetëm nëse i shihni veprimet e zotit Kurti për të kapur institucionet e pavarura, hartimi i ligjeve anti-kushtetuese, veprimet korruptive në rastin e KEK dhe në rastin e kontratave njëburimore dhe plot afera të tjera korruptive, dëmtimi i raporteve dhe reputacionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, sanksionet, dështimi në KiE, janë të gjitha këto rezultat i qeverisjes së zotit Kurti për 3 vite e gjysëm dhe tani në këto rrethana normalisht që janë krijuar kushtet për zgjedhje por kushtet për zgjedhje e vetmja mënyrë me shku është që Kurti të japë dorëheqjen” deklaroi Gashi

Të ngjashme