Lajme
Krasniqi: Çfarë faji ka opozita, duhet të jesh i pafytyrë që ta sulmosh
Demokracia
20:21 | 06 Nëntor 2022

Share:

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar nda disa zyrtarëve e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët përmes shkrimeve dhe deklaratave në ndryshme, akuzuan opozitën se po sulmojnë Qeverinë Kurti në situatën e krijuar së fundmi në veri të vendit.

Krasniqi mendon se “sulmet” nga akterët e pushtetit po ndodhin për ta “fshehur paaftësinë e tyre”.

“Duhet të jesh shumë i/e pafytyrë që ta sulmosh opozitën, për ta fshehur paaftësinë që të ballafaqohesh me krizën në veri, sikundër po bëjnë disa zyrtarë të mjerë të LVV. Shtrohen pyetjet logjike: çfarë faji u ka opozita, kur nuk po mund të zbatoni vendimin për targat?! Çfarë faji u ka opozita, nëse SHBA thotë se është e zhgënjyer me qeverinë Kurti?! Çfarë faji u ka opozita që po e humbni përkrahjen e BE dhe SHBA, për shkak të refuzimit të këshillave të tyre? Opozita u ka thënë që ta dëgjoni këshillën e SHBA. Po ta dëgjonte Kurti këshillën e Eskobarit për shtyrjen për dhjetë muaj të vendimit për targat, nuk do të ishin këto probleme”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme