Sport
Kosova U18 e nis me humbje në Evropian, mposhtet nga Estonia
Demokracia
22:37 | 21 Korrik 2023

Share:

Kosova U18 e ka nisur me humbje Kampionatin Evropian, Divizioni B për meshkuj që po zhvillohet në Portugali.

Në një ndeshje deri në fund të barabartë, basketbollistët e Kosovës pësuan nga Estonia 60:68.

Kosova U18 luftoi deri në fund, por dallimi u bë në tre minutat e fundit, ku estonezët u shkëputën dhe fituan me tetë pikë dallim, 60:68.

Te Kosova u dalluan Jon Ismajli me 14 pikë dhe Rron Dahsyla me 20 sosh.

Të ngjashme