Sport
Kosova do të ketë një kamp seleksionues në SHBA
Demokracia
15:35 | 14 Nëntor 2023

Share:

Federata e Futbollit e Kosovës në fund të këtij muaji do të organizojë kamp me grupmoshat e reja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejt Atlantikut do të udhëtojë kontingjenti i trajnerëve të kombëtareve të grup moshave, të cilët qëllim kanë identifikimin dhe zbulimin e talentëve shqiptarë në SHBA, e të cilët një ditë mund të përfaqësojnë kombëtaren e Kosovës në grupmoshat përkatëse.

Seleksionimin e talentëve të rinjë do ta bëjnë trajnerët aktual të kombëtareve Adil Maliqi përzgjedhës i U19, Arbnor Morina U17, Ilir Nallbani U15.

Kampi do të jetë i hapur më 28 nëntor, në Orangeburg të New York-ut dhe pjesë e tij do të jenë futbollistët e lindur në vitin 2005, 2006 dhe 2007, ndërsa me 29 nëntor, në po të njëjtin vend, në ditën e dytë të kampit do të jenë të mirëpritur gjeneratat 2008 dhe 2009.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në kampin seleksionues i cili do të mbahet në SHBA, duhet të dërgojnë një kërkesë tek përfaqësuesi i FFK-së për Amerikë, Mars Podvorica.

Të ngjashme