Lajme
Konjufca nuk e dëgjon fjalën e Armend Mujës, diskuton me Abelard Tahirin
Demokracia
11:46 | 28 Mars 2022

Share:

Sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca e radhës ku është diskutuar edhe për rritjen e çmimeve dhe ndikimin e inflacionit në vend.

Por, deri sa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, po fliste rreth kësaj çështje, kryeparlamentari nga radhët e LVV-së, Glauk Konjufca, po bisedonte e po qeshte me shefin e Grupit

Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahirin, duke mos dëgjuar kështu fjalën e deputetit Muja.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, qëndroi për disa minuta afër Konjufcës dhe Sekretarit të Kuvendit, ku po vazhdonin bisedën mes vete.

Nuk dihet cila ka qenë tema e diskutimit mes deputetit, kryeparlamentarit dhe sekretarit, por dukej se “muhabeti” po ju shkonte mirë dhe po i bënte të qeshnin.

Të ngjashme