Sport
Klubi kosovar i gatshëm të ofrojnë strehim për pesë futbollistë ukrainas me familjet e tyre
Demokracia
17:20 | 24 Mars 2022

Share:

Klubi i Futbollit Ferizaj është shprehur i gatshëm të ofrojnë strehim për pesë futbollistë ukrainas së bashku me familjet e tyre për shkak të pushtimit rus në Ukrainë që ka nisur para rreth një muaji.

“Bardhekaltrit” njoftuan nëpërmjet faqes zyrtare se një gjë të tillë ua kanë dërguar edhe Federatës së Futbollit të Ukrainës, shkruan Demokracia.com.

Njoftimi i plotë i Ferizajt:

“Kryetari i bordit të klubit, Lulzim Abazi, ka dërguar një email drejtuar Federatës së Futbollit të Ukrainës, në mënyrë solidarizimi përshkak të luftës e cila po zhvilohet në shtetin e Ukrainës.Poashtu njoftimin me email ua kemi dërguar shtëpive të mëdha të futbollit, FIFA-s dhe UEFA-s, dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.Klubi yne i ka ofruar Federatës së Futbollit të Ukrainës se mund të siguroj strehim në Kosovë për 5 futbollistë me familjet e tyre nga Ukraina deri ne përmisimin e gjendjes në shtetin e tyre.Kjo është në shenjë solidarizimi me kolegët tanë nga i njejti sport në Ukrainë”./Demokracia.com/

Të ngjashme