Sport
Klaksvik – Ballkani, kuotat favorizojnë këtë skuadër në ndeshjen e kthimit
Demokracia
09:56 | 11 Gusht 2022

Share:

Ballkani e zhvillon sonte edhe ndeshjen e kthimit kundër KI Klaksvikut në rrethin e tretë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kampionët e Kosovës janë në avantazh 3:2 nga ndeshja e parë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, megjithatë çështja e kualifikimit në fazën e “Play-Off”-it është ende e hapur, shkruan Demokracia.com.

Përkundër fitores në Prishtinë, Ballkani nuk llogaritet favorit të triumfojë sonte në Ishujt Faroe.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” e ka favorizuar Klaksvikun para Ballkanit.

Kuota për fitoren e vendasve llogaritet 2.20, barazimi 3.60 ndërkohë për triumfin e futbollistëve të Ilir Dajës është 3.10.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Torsvollur” dhe në rast të kualifikimit tutje, skuadra kosovare në raundin tjetër do të ballafaqohet me Shkupin./Demokracia.com/

Të ngjashme