Arte
Kino Armata sjell premierën e katër filmave për të shënuar Ditën e Fëmijëve
Demokracia
13:51 | 31 Maj 2021

Share:

Premiera e katër filmave të metrazhit të shkurtër të cilët trajtojnë ngacmimet dhe konfliktet brenda institiucioneve eduktivo-arsimore në Kosovë, do të shfaqet në Kino Armata për të shënuar Ditën e Fëmijëve.

“Ciklik” me regji nga Doki Qerimi dhe skenar nga Pashtrik Brahaj dhe Florent Kurtalani; “Zyra Nr.2” me regji nga Elhami Gjeli dhe skenar nga Brikena Sopi; “WC” me regji nga Loreta Brbatovci dhe skenar nga Pashtrik Brahaj si dhe “Pasqyrë” me regji nga Ermal Duli dhe skenar nga Brikena Sopi janë filmat që do të jepen premierë, nesër më 1 qershor duke filluar nga ora 20:00, informon Demokracia.com.

Pjesë e ekipës artistike janë: Anisa Ismaili, Arben Bajgora, Avdullah Gjikokaj, Besart Zeneli, Eli Gashi, Lirie Bytyqi, Vesa Potera, Yzeir Meha, Sindi Sadrija, Shkëlqesa Salihu, Gëzim Hasani, Agron Demolli dhe Dijart Dyla, Olti Kaçiu, Art Berisha, Ervin Aliu, Donat Kaçiu, Ledri Kaçiu, Lendita Humolli, Rrezona Hajvazi, Donarta Uka, Erzë Uka, Adelina Makolli, Edona Osmani, Shkëlqim Hyseni, Amir Qamili, Ermir Qamili dhe Enes Duli.

Mbështetur nga Zyra Zvicrane për Bashkëpunim në Kosovë kjo ngjarje organizohet nga OJQ “Etea” në koordinim me aktivitetet e Komunës së Prishtinës dedikuar Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve dhe në përputhje me masat anti-Covid. /Demokracia.com/

Të ngjashme