Lifestyle
Këto janë zakonet e mëngjesit që nuk ju lënë të humbni peshë
Demokracia
12:16 | 11 Prill 2021

Share:

Këto janë zakonet e mëngjesit që nuk ju lënë të humbni peshë

Mëngjesi përcakton gjendjen tuaj shpirtërore për pjesën tjetër të ditës.

Ritualet tona të mëngjesit përcaktojnë nëse do të hamë një drekë me shumë ushqim apo me pak, nëse trupi do të përdorë të gjitha kaloritë ose do t’i ruajë për një çast tjetër.

Më poshtë do ju tregojmë zakonet e mëngjesit që nuk ju lënë të humbni peshë.

Refuzojmë të hamë mjaftueshëm ushqim në mëngjes

Koha kur hamë është më e rëndësishme se ajo çfarë hamë. Shkencëtarët nga Universiteti Tel Aviv vërtetuan se një mëngjes i bollshëm në mëngjes dhe një darkë e lehtë është shumë efektive kur bëhet fjalë për humbjen e peshës. Mëngjesi duhet të jetë i bollshëm sepse shpejtësia e metabolizmit është më e madhe gjatë orëve të para të ditës.

Nuk ecni në rrezet e diellit

Sipas eksperimenteve të disa studiuesve kanadezë, është vërtetuar se lipidet zvogëlohen kur ekspozohen në diell. Ky zbulim shpjegon pjesërisht pse disa njerëz shtojnë peshë gjatë dimrit. Thjesht mbani mend se të kalosh kohë në diell ju ndihmon të dobësoheni. Gjithashtu sigurohuni të mbani krem mbrojtës.

Harroni të pini një gotë ujë sapo zgjoheni

Trupi i një personi të rritur është i përbërë nga 55-60% ujë, kështu që pirja e një gote uji sapo zgjoheni është një domosdoshmëri. Uji përshpejton metabolizmin, gjë që zvogëlon rrezikun e dhjamosjes. Gjithashtu ndihmon trupin të heqë qafe toksinat.

Nuk ushtroni

Me përjashtim të avantazheve të dukshme të djegies së kalorive dhe rritjes së shpejtësisë së metabolizmit, ushtrimet e mëngjesit mund t’ju ndihmojnë të ulni oreksin tuaj!

Pjatat më të shijshme i ruajmë për drekë ose darkë

Nëse nuk i rezistoni dot ngrënies së ushqimeve të ëmbla ose të pjekura, hani në pjesën e parë të ditës. Ushqimet me shumë kalori të ngrëna në mëngjes do ju shtojnë më pak kile sesa kur i hani në dy vaktet e tjera.

Nënvlerësojmë ndikimin e kafshëve shtëpiake

Një qen mund të bëhet shoku më i mirë i vrapit të mëngjesit dhe një mace mund t’ju shoqërojë ndërsa bëni joga. Rezultatet e një studimi kanë treguar se është më e lehtë për pronarët e kafshëve shtëpiake të kontrollojnë peshën e tyre. Përveç kësaj, komunikimi me një kafshë shtëpiake dhe kujdesi për të mund t’ju japë emocione pozitive që zvogëlojnë nivelin e stresit. /Demokracia.com/

Të ngjashme