Auto&Tech
Këto janë ndryshimet më të fundit të iOS 15
Demokracia
14:36 | 09 Qershor 2021

Share:

Siç pritej, Apple prezantoi disa pamje paraprake të iOS 15 në eventin WWDC 2021, duke shpjeguar disa nga ndryshimet më të reja në këtë sistem operativ.

FaceTime u rifreskua me disa shërbime të ndryshme, si spatial audio e cila reflekton vendndodhjen e folësit në ekran dhe voice isolation për reduktimin e zhurmave shpërqëndruese. Gjithashtu përdoruesit do të kenë mundësinë të përdorin portrait mode brenda në FaceTime, madje mund dhe të shpërndajnë muzikë ose video gjatë telefonatave.

Personat që përdorin Android tashmë mund të marrin pjesë në një telefonatë në FaceTime përmes një shareable link i cili hap telefonatën në browser.

Ndryshime të tjera që vijnë me iOS 15 janë në Notifications dhe në përmirësimin e privatësisë. Notifications vijnë me një pamje të re, me ikona më të mëdha dhe një shërbim të ri të quajtur Focus. Përmes këtij shërbimi përdoruesit e iPhone do të kenë mundësinë të vendosin se çfarë njoftimesh do t’i shfaqen gjatë aktiviteteve të ndryshme, si përshembull kur ju po punoni.

Kontrollet e reja të privatësisë në këtë update përfshijnë pajisjen e Mail me një software që pengon tracking pixels, të cilat përdoren shpesh herë nga email-et e marketingut për të kuptuar nëse një email është lexuar apo jo.

Për të gjithë personat që kërkojnë të kopjojnë një tekst përmes kameras ka ardhur shërbimi i ri LiveText. Gjithashtu janë përmirësuar audio në AirPods si dhe aftësia për të gjetur vendndodhjen ekzakte të tyre përmes Find My. Apple Wallet ka shtuar suportin për disa artikuj të ndryshëm, si çelësat e hotelit madje dhe për ID tuaj. Së shpejti ju do të keni mundësinë të përdorni iPhone-in tuaj si një mjet verifikues në aeroport.

Apple thotë se iOS 15 do të ofrohet për të gjithë smartphonet që nga iPhone 6s dhe më pas.

Të ngjashme