Lajme
Gjendet i vdekur një 56-vjeçar në Fushë Kosovë, policia jep detaje
Demokracia
15:43 | 26 Prill 2024

Share:

Policia e Kosovës ka treguar se sot është gjendur i vdekur një mashkull 56-vjeçar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë me dije se vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar ekipi mjekësor;

“Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete”, ka thënë Borovci, raporton Klan Kosova.

Të ngjashme