Lajme
Musliu-Shoshi: Kërkesat e aleatëve për anëtarësim në KiE tregojnë se e kanë humbur besimin në Qeverinë Kurti
Demokracia
15:02 | 26 Prill 2024

Share:

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka vlerësuar se kërkesat e vazhdueshme të aleatëve ndaj Kosovës për Asociacionin tregojnë se ata kanë humbur besimin ndaj Qeverisë Kurti.

Ajo ka bërë me dije se aleatët më nuk po besojnë as në letrën e zotimeve që presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari ia kanë dërguar Këshillit të Evropës.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kauzat e rrejshme të Kurtit po i kthehen bumerang Kosovës.

“Kërkesat me ngulm për anëtarësim në KiE tregojnë qartë që ALEATËT tanë kanë humb besimin në qeverinë Kurti! 📌Ata nuk besojnë në zotime, përfshi letrën e dërguar ku premtojnë implementimin e Asociacionit, miratimin e Kodit Civil dhe shumë çështje tjera, nënshkruar nga Vjosa, Albini e Glauku! Kauzat e Albinit të përdorura vetëm sa me ardh në pushtet duke mos kursyer asnjë mjet ndaj partive në pushtet, sot po i kthehen bumerang! Pavarësisht kësaj, interesi i Kosovës mbi të gjitha!Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë anëtarësimin në KiE! E pafalshme do të jetë humbja e një momentumi të tillë”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024