Sport
Kështu i komentojnë mediat greke tensionet e provokimet ndaj Kosovës
Demokracia
11:19 | 13 Qershor 2022

Share:

Media greke sportive raportojnë në një formë tensionet dhe provokimet në stadium, por në asnjë mënyrë nuk fajësojnë huliganët grekë.

Gazeta “sportdog” dhe as “Gazzeta.gr”, nuk e theksuan se provokimet ishin nga vendasit.

“Fitore e madhe e Kombëtares së Greqisë ndaj Kosovës!

Skuadra mbizotëroi 2:0 me golat e Giakoumakis dhe Mandalos, bëri rezultatin katër ndeshje katër fitore në Ligën C të Kombeve dhe mbylli tani e tutje vendin e parë në grup, ngjitjen në kategorinë e dytë”, shkruan mes të tjera media greke “sportdog”.

Megjithatë e përmend lazerin që u lëshua në stadium.

“Më pas ka pasur tensione me kosovarët si protagonistë dhe për përdorimin e lazerit në të njëjtën kohë”, shkruan me tej.

“Gazzetta.gr”, shkruan: “Episodet që shpërthyen në tribunat e “Panthessalikos” menjëherë pas rezultatit 1:0 të Greqisë çuan në pezullimin e ndeshjes me Kosovën. Në minutën e 71-të dhe pas 1:0 të Giakoumakis, në “Panthessaliko” pati incidente mes tifozëve grekë dhe kosovarë. Këto episode ishin shkaku i pezullimit të përkohshëm të ndeshjes”.

Të ngjashme