Arte
Këngëtari i muzikës së lehtë dhe klasike dekorohet me titullin “Mjeshtër i Madh”
Demokracia
12:41 | 16 Janar 2021

Share:

Agim Duro, këngëtar i muzikës së lehtë dhe klasike është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta.

Në ceremoninë solemne, presidenti Ilir Meta mbajti fjalim para familjarëve dhe personaliteteve të artit duke treguar për karrierën dhe kontributin që Agim Duro kishte dhënë ndër vite, si në fushën e artit ashtu edhe në atë pedagogjike.

“Baritoni lirik Agim Duro ka një karrierë të jashtëzakonshme dhe kontribut të madh, jo vetëm në fushën e artit, në gjininë operistike, por edhe në atë pedagogjike e shkencore.
Edhe pse tashmë në pension, zoti Duro vazhdon të mbetet i interesuar dhe i angazhuar për të gjitha zhvillimet në fushën e artit në Shqipëri dhe vazhdon të kontribuojë në mbështetjen dhe afrimin e artistëve të rinj të përgatitur, në skenat tona”, tha ai në fjalimin e mbajtur sot.

Presidenti Meta tha se për shkak të kontributit të tij të vazhdueshëm e mjaft të rëndësishëm ka kënaqësinë t’i akordoj z.Agim Duro, titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”./Demokracia.com

Të ngjashme