Arte
Kate Hudson dhe Maddie Ziegler luajnë në rolet kryesore të filmit “Music” nga Sia
Demokracia
18:51 | 17 Janar 2021

Share:

Sia publikoi trailerin për filmin e saj “Music” të premten ku rolet kryesore portretizohen nga Kate Hudson dhe Maddie Ziegler, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Megjithëse Sia ka marrë reagime të ashpra në lidhje me përzgjedhjen e Ziegler, për shkak se ajo nuk është autiste, pamjet nga traileri tregojnë se ajo dhe Hudson kanë dhënë një performance me shumë emocione intensive.

Historia e filmit përcjell Kazoo, në një moment jo të mirë të jetës së saj, duke shitur droga, deri në momentin që gjyshja e saj vdes dhe asaj i mbetet kujdestari e gjysmë motrës së saj.

Një dënim dhe ndjenja e përgjegjësisë për motrën e saj bëhen arsye, që ajo për herë të parë të bëhet më e kujdesshme. Pavarësisht dallimeve të mëdha të përsonaliteteve dhe rrethanave, ato arrijnë të krijojnë një lidhje të fortë emocionale me njëra tjetrën dhe të rriten prej kësaj përvoje.

Përpos kësaj, traileri shpalos performanca të shkëlqyera muzikore me vallëzime dhe muzikë nga Sia.

Të ngjashme