Sport
Kane bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Tottenham Hotspur
Demokracia
18:07 | 05 Shkurt 2023

Share:

Harry Kane është bërë golashënuesi më i mirë në histori të Tottenham Hotspur.

Reprezentuesi anglez me golin ndaj Manchester Cityt në Premierligë ka shkuar në kuotën e 267 golave në total për “Spurs”, shkruan Demokracia.com.


Kane realizoi në minutën e 15-të të përballjes, falë edhe asistimit nga Hojbjerg.

29-vjeçari është pjesë e Tottenham Hotspur nga viti 2011 kur iu bashkua grupmoshave të reja të klubit londinez.

Ndryshe, Tottenham Hotspur dhe Manchester City janë duke u përballur në kuadër të javës së 22-të në elitën e futbollit anglez./Demokracia.com/

Të ngjashme