Lajme
“Ka zotime nga Kosova për ta shtyrë përpara Asociacionin” | Për kënd e kishte fjalën Ambasadori i ShBA-së?
Demokracia
09:55 | 19 Tetor 2023

Share:

“Ka zotime edhe në anën e Kosovës lidhur me shtyrjen përpara të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si një mjet për të adresuar shqetësimet e komunitetit etnik serb këtu”. Zotime nga Osmani apo Kurti?

Ky është informacioni më i fundit, i bërë i ditur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ambasadorit Jeffrey Hovenier, mbrëmjen e 18 tetorit 2023, shkruan Demokracia.com.

Hovenier: Ka zotime nga Kosova për të shtyrë përpara Asociacionin

 

Megjithëkëtë, Hovenier nuk sqaroi më shumë se nga kush janë dhënë këto zotime.

Ambasadori amerikan nuk ka treguar nëse këto zotime i ka marrë nga kryeministri Albin Kurti, i cili me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, ka arritur Marrëveshjen e Brukselit (27 shkurt 2023) dhe Aneksin e Ohrit (18 mars 2023)? Në Nenin 7 dhe 10 të Marrëveshjes së Brukselit është edhe Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe. Apo nëse këto zotime i ka marrë nga presidentja Vjosa Osmani, e cila, ndryshe nga kryeministri Kurti, ka qenë më e drejtpërdrejtë për rrugën që duhet ndjekur?

Osmani, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetëm dy ditë pas sulmit terrorist mbi Kosovën nga një grup teroristësh të armatosur rëndë, ka prezantuar idenë e saj se çfarë duhet të bëjë Kosova pas Marrëveshjes Bazë të Brukselit (27 shkurt 2023) dhe Aneksit të Ohrit (18 mars 2023) lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas kësaj ideje, Republika e Kosovës duhet ta përgatisë draftin e vet për Asociaiconin dhe këtë duhet ta bëjë në bashkëpunim me ShBA-në.

Por, kjo ide e presidentes Osmani, ende nuk ka marrë përgjigje, të paktën publike, nga kryeministri Kurti, nga i cili varet i tërë ky proces.

Osmani me kërkesë që nuk do t’i pëlqejë Kurtit: Duhet të ulemi me ShBA dhe ta përgatisim draftin tonë për Asociacionin

 

Asnjë fjalë | Kurti vazhdon ta injorojë kërkesën e Osmanit për ta përgatitur draft-statutin e Zajednicës me ShBA-në

 

Në takimin e fundit në Bruksel, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, palët nuk janë pajtuar për hapat e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe pjesës integrale të saj, Aneksit të Ohrit.

“Shpreh edhe një herë gatishmërinë time të plotë që secili nen nga 11 sosh të Marrëveshjes Bazike, secilën fjali nga 6 sosh të preambulës dhe secilën pikë nga 12 sosh të Aneksit të zbatimit të Ohrit, jam i gatshëm dhe i interesuar që ta zbatojmë një orë e më parë, në plotni, pa asnjë kusht”, kishte deklaruar Kurti menjëherë pas takimit.

E vërteta e takimit të Brukselit | Kurti nuk e refuzoi Zajednicën, por vetëm kohën e themelimit të saj

 

Situata politike ka ndrshuar pas ngjarjeve të 24 statorit në Banjskë të Zveçanit. Kryeministri Kurti ka deklaruar disa herë se dialogu nuk mund të vazhdohet sikur të mos ketë ndodhur asgjë. /Demokracia.com/

Të ngjashme