Lajme
Arrestohet tiktokeri i famshëm, dyshohet se abuzoi seksualisht me një të mitur
Demokracia
15:46 | 30 Prill 2024

Share:

Një nga personazhet e njohura në rrjetin social TikTok është arrestuar këtë të martë, nën dyshimet se ka abuzuar seksualisht me një fëmijë të mitur.

Në një përgjigje për Dukagjinin nga zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, thuhet se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Pasi që kemi vërejtur në rrjetet sociale qarkullimin e një video-incizimit të abuzimit seksual, Stacioni Policor – Klinë menjëherë ka ndërmarrë masat e nevojshme dhe sot në orët e mëngjesit, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e dyshuar. I njëjti pas intervistimit nga hetuesit me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigje.

Kjo video, e cila fillimisht u bë virale në TikTok, tashmë është fshirë nga ai rrjet social.

Të ngjashme