Lajme
Asnjë fjalë | Kurti vazhdon ta injorojë kërkesën e Osmanit për ta përgatitur draft-statutin e Zajednicës me ShBA-në
Demokracia
09:56 | 29 Shtator 2023

Share:

“Ne duhet të ulemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përgatisim draftin tonë për Asociacionin, draftin e Republikës së Kosovës”.

Kjo është kërkesa e presidentes Vjosa Osmani për kryeministrin Albin Kurti, menjëherë pasi është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që të mërkurën e 28 shtatorit është injoruar tërësisht dhe nuk ka ngjallur reagime, shkruan Demokracia.com.

Madje, kërkesa e Osmanit nuk është komentuar as nga kryeministri Kurti, por as nga zyrtarë të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Presidentja Osmani ka shfaqur kërkesën e saj në një moment të vështirë për kryeministrin Kurti, i cili është i përqendruar në situatën që u krijua në veriun e Kosovës, ku një grup terroristësh sulmuan Republikën e Kosovës, duke vrarë një polic dhe plagosur një tjetër.

E papritur | Osmani “godet” Kurtin për Marrëveshjen e Brukselit: Nuk është perfekte, i ka disa gjëra që kam ende dyshime

Sipas presidentes Osmani, drafti i statutit të Kosovës që do të përgatitej do të duhej të përmbushte një numër kërkesash në vetvete.

“Unë mendoj që kështu është zgjidhja. Të ulemi me partnerët tanë në ShBA. Ta prezantojmë para Sekretarit të Shtetit, draftin tonë, i cili është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e Mogherinit që garanton që Asociaicioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në editorialinn nga z. Chollet dhe z. Escobar, të cilët ndër të tjera sqarojnë se një trup e tillë do të jetë vetëm trupë koordinuese, pra pa kompetenca ekzekutive”, ka thënë Osmani.

Kërkesa e presidentes Osmani është paraqitur menjëherë pas kthimit të saj nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mori pjesë në hapjen e sesionit të ri të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe ku me zyrtarë të lartë amerikanë ka diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

Osmani me kërkesë që nuk do t’i pëlqejë Kurtit: Duhet të ulemi me ShBA dhe ta përgatisim draftin tonë për Asociacionin

Takimi i fundit i këtij dialogu, më 14 shtator në Bruksel, ka dështuar për shkak se kryeministri Kurti ka refuzuar Propozimin e BE-së, sipas të cilit zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit, shkurt 2023, dhe Aneksit të Ohrit, mars 2023, duhet të fillojë me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. /Demokracia.com/

Takimi në Bruksel pa dakordim mes palëve, deklaratat e kundërpërgjigja e Kurtit për vizitën e paralajmëruar nga Vuçiqi

 

Të ngjashme