Sport
Juventusi do ta marr dënimin nga UEFA javën e ardhshme: Pritet një vit mungesë në garat evropiane
Demokracia
13:12 | 09 Korrik 2023

Share:

Pas vendimeve të drejtësisë sportive italiane, Juventusi pritet të marrë goditjen e radhës nga UEFA.

Qeveria e futbollit evropian po përgatit masën ndëshkimore ndaj klubit bardhezi në kuadër të hetimeve  të hapura në dhjetor për mashtrim me bilancet dhe thyerje të rregullave të “Fair Play-it Financiar”.

Sikurse shkruan këtë të diel “Corriere dello Sport”, vendimi përfundimtar mund të merret në ditët e para të javës.

Ky vendim me shumë mundësi do të jetë mungesë për një vit në Kupat e Evropës për “Zonjën e Vjetër”.

Bardhezinjtë do të mbesin jashtë Ligës së Konferencës, me kushtin që të mos paraqesin ankesë në CAS, për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/2025.

Të ngjashme