Lajme
Dimal Basha e mbron fuqishëm të arrestuarin për korrupsion, Nagip Krasniqin
Demokracia
08:21 | 30 Prill 2024

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, siç pritet, i ka dalë fuqishëm në mbrojtje të dyshuarit për korrupsion, Nagip Krasniqi.

Ish-kryeshefi i KEK-ut që u shkarkua së fundmi, po hetohet nga Prokuroria për disa kontrata në KEK.

Megjithatë, për Dimal Bashën, ai ka ka kthyer Kosovës 100 milionë euro.

“Për Nagip Krasniqin, ai djali që një vjet nuk ka aktakuzë, unë veç po ju kallxoj që me pas Prokuroria dëshmitë që i kanë këta kolegët në studio se lajnë atë te shpia e çojnë në burg, ia hupin çelësin në deti ia gjuajnë. Nagip Krasniqi ia ka kthyer 100 milionë euro suficit KEK-ut, është njeri i parë duhet me kuptu që e marr vesh edhe betejën politike që bëhet, por ai djali po ndoshta ka qenë dhe nuk e di a është anëtar te na, por e ka kthy LVV-në, nëse e ka çu LVV ia ka fitu 100 milionë euro shtetit, kjo është për t’u krenu, çka ka lidhje i cilës parti është, djali ka pru suficit, ata e kanë marrë e kanë ngre zhag, ai është rraskapitë edhe me krejt problemet që është tu u marrë”, tha Basha në emisionin Tempus në KTV.

Të ngjashme