ShowBiz
Ishte një vjeç kur u largua nga Kosova – Rita Ora publikon këngën me filmime nga fëmijëria, dhuratë për nënën
Demokracia
11:33 | 27 Janar 2024

Share:

Rita Ora ka publikuar së fundmi videoklipin e saj më të ri të titulluar “Shape of Me”, në bashkëpunim me trajnerin e “The Voice Australia” Keith Urban.

Në videoklip shihen momente të ndryshme nga fëmijëria e saj së bashku me motrën dhe vëllain. Këngëtarja me origjinë shqiptare, ia ka kushtuar këtë këngë nënës së saj Vera Orës, si dhuratë për 60-vjetorin e saj.

Rita Ora ka lindur në Prishtinë. Nëna e saj, Vera është psikiatre dhe babai i saj, Besnik Sahatçiu, është ekonomist e pronar kafeneje. Ora ka një vëlla më të vogël, Don, dhe një motër më të madhe, Elena, e cila është gjithashtu pjesë e ekipit të saj të menaxhimit.

Ajo ka lindur si Rita Sahatçiu, mbiemri rrjedh nga fjala turke saatçi që do të thotë “orëndreqës”, por prindërit e saj më vonë e ndryshuan në Ora në mënyrë që të mund të shqiptohet lehtë.

Familja e saj u largua nga Kosova për arsye politike, për shkak të persekutimit të shqiptarëve etnikë të filluar me shpërbërjen e Jugosllavisë.  Ata u zhvendosën në Londër, Angli në vitin 1991, kur ajo ishte njëvjecare. Rita u rrit pranë rrugës “Portobello” në Londrën Veriore dhe mori pjesë në St. Cuthbert me shkollën fillore “St Matthias” në Earls Court, pas së cilës u diplomua në një shkollë e arteve të interpretimit, Sylvia Young School Theatre. Ajo filloi të këndojë në moshë të re.

Të ngjashme