ShowBiz
Teuta flet për bashkëshortin e saj: Adonisi është shumë përkrahës, ka qenë gjithmonë
Demokracia
14:12 | 26 Maj 2024

Share:

Aktorja e njohur, Teuta Krasniqi ka folur sot për raportin me bashkëshortin e saj.

Teuta u shpreh se burri i saj, Adonisi është shumë përkrahës dhe tha se i tillë ka qenë gjithmonë.

“Adonisi është shumë përkrahës, ka qenë gjithmonë, sepse në njëfarë mënyre unë kam qenë grua e formuar, kam qenë nënë kur më ka takuar dhe nuk është që ka hyrë në ujëra të cilat nuk i ka njohur, ndoshta nuk i ka njohur ai personalisht, por e ka pasur shumë të qartë ku po hynë”, është shprehur ajo në klankosova.

Të ngjashme