Auto&Tech
iPhone 16 mund të ketë një buton të ri, renderët e zbulojnë këtë – do të ndryshojë lojën për adhuruesit e “selfie”
Demokracia
20:44 | 11 Mars 2024

Share:

Apple bën të pamundurën që çdo detaj të produktit të ri ta mbajë të fshehtë, para se të ndodhë prezantimi zyrtar i asaj pajisje.

Megjithatë “rrjedhja” më e re e disa renderëve u jep një pasqyrë paksa më të qartë të adhuruesve të kësaj marke, sesi mund të duket telefoni i ri Apple i kësaj marke amerikane.

Aty shihet një buton në anën e djathtë të pjesës anësore të telefonit, që me gjasë është “Capture Button” që mund ta ndërrojë lojën tek adhuruesit e fotografive “selfie”.

Me vetëm një shtypje të butonit “Capture Button” përdoruesit e iPhone do të mund të shkrepin fotografi apo të realizojnë video, që është një alternativë e këndshme në fushën e fotografisë dhe videove.

Në anën tjetër, butoni “Action Button” që është më i vogël mbi butonat e volumit në anën e majtë – do të jetë paksa më i madh, gjykuar nga “renderët” e publikuar.

Këta renderë i ka siguruar 91mobile, dhe ky buton me gjasë do të shfaqet në modelin e ardhshëm të telefonit iPhone.

Të ngjashme