Sport
Interi triumfon me përmbysje tek Atalanta dhe vazhdon ngritjen në tabelë
Demokracia
14:23 | 13 Nëntor 2022

Share:

Interi ka shënuar fitore të madhe në udhëtim te Atalanta, në kuadër të javës së 15-të në Serie A.

“Nerazzurrët” kanë fituar 2:3 me përbysje në rezultat kundër skuadrës nga Bergamo, shkruan Demokracia.com.

Këta të fundit kaluan të parët në avantazh në minutën e 25-të me autor Lookman. Dzeko barazoi shifrat në minutën e 36-të.

Sulmuesi boshnjak nuk u ndal me aq. Ai në minutën e 56-të shënoi golin e përmbysjes.

Gjashtë minuta më vonë, epërsinë e Interit e ngriti futbollisti i Atalantas, Palomino që shënoi në portën e tij.

I njëjti përmisoi gabimin në minutën e 77-të kur ngushtoi shifrat, por kjo ishte e gjitha nga ta.

Interi me këtë fitore ngritet në pozitën e katërt me 30 pikë. Atalanta ka 27 pikë dhe zë vendin e gjashtë./Demokracia.com/

Të ngjashme