Sport
Incidentet e mundshme në Tetovë, policia maqedonase i ndal në rrugë tifozët e Shkupit
Demokracia
17:53 | 08 Maj 2022

Share:

Sot do të zhvillohen përballjet e javës së parafundit të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, në të cilën do të përballen kampioni aktual Shkëndija dhe kampioni i ri, skuadra e FC Shkupit, në derbin që do të zhvillohet në stadiumin në Tetovë.

Edhe pse fillimisht drejtuesit e Shkëndijës nuk lejuan pjesëmarrje të organizuar të tifozëve mysafirë, në fund sollën vendim që hyrja të jetë e lirë dhe pa pagesë për gjithsecilin që mund të shijojë një derbi të vërtetë të futbollit.

Megjithatë, forcat Speciale te Policisë së Maqedonisë kanë ndaluar Shvercerat në hyrjen e Tetovës, akoma nuk dihet saktë se a do të ju lejohet hyrja tifozëve të Shkupit.

Sipas burimeve të ‘Olle’, Policia i ka bërë me dije tifozëve që për shkaqe të rrezikshmërisë së lartë, tifogrupit Shvercerat ju ndalohet hyrja e organizuar në qytetin e Tetovës.

Ndryshe, sot, FC Shkupi do të festoj titullin e katërt në histori të klubit, ndërsa fërkimet mes dy tifozerive kanë filluar javë më parë në rrjetet sociale.

Të ngjashme