ShowBiz
I kam trazuar fëmijërinë”, banorja e BBVA i kërkon falje mes lotësh vajzës së saj
Demokracia
13:49 | 08 Mars 2024

Share:

Për ndër të Ditës së Gruas, banorët e BBVA kanë shfrytëzuar rastin për të dhënë mesazhe për vajzat dhe gratë.

Julia ka zgjedhur që t’i kërkojë falje vajzës së saj, ku mes lotësh, ka treguar se mund “t’ja ketë trazuar fëmijërinë”.

“Për bijën time. Do doja t’i kërkoja një falje të madhe sepse i kam trazuar fëmijërinë e saj. Kam marrë vendime që mund të jenë dukur egoiste por asnjëherë nuk i kam bërë për vete. Kam menduar që ato vendime që mund t’i kenë prishur atë rehatinë, atë qetësinë, atë dukjen e bukur të saj për moshën që ka patur. Kanë qenë vendime që do i shërbejnë asaj për të ardhmen e saj. Unë shpresoj që të kem bërë zgjedhjen e duhur“.

 

Të ngjashme