Lajme
Ambasada e SHBA-së në Kosovë: Qëndrojmë me familjet e të zhdukurve nga lufta
Demokracia
15:34 | 27 Prill 2024

Share:

27 prilli në Kosovë shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë

Sipas të dhënave zyrtare, 1 mijë e 617 persona konsiderohen të pagjetur ende.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë një reagim ku thuhet se pas më shumë se dy dekadash, familjeve ende u mungojnë përgjigjet për fatin e personave të zhdukur.

“Sot, ne qëndrojmë së bashku me anëtarët e familjes që ende,  dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ndodhi me të dashurit e tyre të humbur”, thuhet në postimin e ambasadës, duke shtuar se përgjigjet mbi fatin e personave të zhdukur duhet të jenë prioritet.

Të ngjashme