Lajme
Kryemadhi hedh poshtë akuzat për nepotizëm, por Meta as që e dëgjon
Demokracia
15:38 | 27 Prill 2024

Share:

Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj gjatë Konventës së Partisë së Lirisë dha dy propozime për ndryshimet statutore.

Kjo në lidhje me buxhetimin e grave dhe vajzave që do jenë kandidate të PL-së në Këshilla bashkiakë dhe për deputete dhe propozimin për çështjen e konfliktit të interesit.

Sa i takon të parës, ajo tha se është e nevojshme për gratë dhe vajzat jo vetëm në PL.

“Sot ku gjendemi përballë krimit, për një grua është e vështirë për të kandiduar. Propozimi është bërë për 30%, po të jetë vullneti të çohet edhe 50%-70% do jetë mirë. Jam partizane e buxhetimit në varësi të numrit grave dhe vajzave në listën e kandidateve për deputete dhe këshill bashkiak”.

Ajo kishte edhe një kërkesë: Të mos bëhet propagandë me fjalën nepotizëm.

“Në parti ka të bëjë meritokracia. Në pushtet vendoset me emërim”.

Teksa Kryemadhi thoshte se anëtari i PL-së nuk mund të propozoj individ që ka konflikt interesi, që përfitojnë prej njëri-tjetrit – Ilir Meta u nis të votonte duke mos e dëgjuar fjalimin e bashkëshortes së tij.

Të ngjashme