Sport
Huqja e Federatës së Basketbollit të Ukrainës, e paraqet Shqipërinë me flamurin e kohës së komunizmit
Demokracia
15:35 | 14 Korrik 2022

Share:

Ka një javë që në Shkup Divizioni “B” në basketboll për femra “Under 20”, ku FBM është në rolin e organizatores.

Shqipëria dhe Ukraina ishin dy shtetet që u ndeshën me njëra-tjetrën, e kjo e fundit doli fituese me rezultat 52-79.

Mirëpo, Federata e Basketbollit të Ukrainës në njoftimin e rezultatit final të bërë në Facebook, ka bërë huqje po në vendosjen e flamurit të Shqipërisë, duke e vendosur atë me yll, të kohës së komunizmit.

Nga ky kampionat ku po marrin pjesë gjithsej 18 skuadra, në nëntë ditë garimi (9-17 korrik) do të tentojnë të arrijnë pozicionet më të mira të mundshme në kampionat, dhe tre më të mirat për të siguruar ngjitjen në Divizionin “A”.

Kujtojmë se në këtë kampionat po merr pjesë edhe Kosova, ku sot në ora do të përballet me Islandën me fillim nga ora 18:45, ndërsa të shtunën ballafaqohet me Sllovakinë.

Të ngjashme