Lajme
Hoxha e PDK-së i përmend premtimet e parealizuara të Kurtit: “Shën Albini u kishte premtuar banesa çifteve të reja”
Demokracia
11:23 | 16 Shkurt 2023

Share:

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha sot në seancën plenare të Kuvendit ka thënë se me këtë qeverisje nuk ka të ardhme të Kosovës.

Ajo u shpreh se kjo qeveri ka reflektuar një realitet të brishtë. Hoxha në këtë senacë ka përmendur premtimin e Kurtit në lidhje me sigurimin e banesave për çiftet e reja, e që sipas saj kjo nuk është realizuar fare.

Sipas saj, kjo qeveri iu ka vështirësuar edhe më shumë jetesën pasi ka rritur çmimin e tatimit në pronë.

“Të dashuruarve e qifteve të reja, Shën Albini u kishte premtuar banesa të reja e të përballueshme në mënyrë që të nisin jetën me lehtësi. Le që këtyre nuk ua mundësoi banesat e reja, por edhe qifteve të kaluara që kanë banesë e shtëpi u sigurua që t’ua rrisë tatimet e t’ua vështirësojë jetën”, deklaroi deputetja e opozitës.

 

Të ngjashme