Arte
Home Alone vazhdon pa ”Kevin”
Demokracia
14:50 | 15 Tetor 2021

Share:

Aktori amerikan, 41-vjeçari Macaulay Culkin, i cili e kishte portretizuar rolin e Kevin McCallisterit në filmin shumë të famshëm “Home Alone”, ka reagur në media sociale këtë javë, për t’i informuar adhuruesit, pas publikimit të trailerit për ripërpunimin e kompanisë “Disney+”, “Home Sweet Home Alone”.

Culkin ka treguar se nuk do të jetë pjesë e ripërpunimit të filmit.

“Vetëm sa për t’ju treguar, pasi që më kanë pyetur shumë njerëz sot: NUK do të jem në ripërpunimin e filmit ‘Home Alone. Ju dëshiroj shumë fat të gjithë njerëzve që janë pjesë e tij,” ka shkruar ai në Twitter.

Kasti i aktorëve të filmit të ri “Home Sweet Home Alone” përbëhet nga Aisling Bea, Ellie Kemper, Rob Delaney dhe Kenan Thompson./Demokracia.com/

Të ngjashme