Lajme
Ministri Vitia “bukëpërmbysës”, nuk ia njeh meritat Jahjagës për sigurimin e pajisjes 1.5 milionëshe
Demokracia
22:18 | 26 Prill 2024

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata bamirëse dhe filantropike “AL Waleed Philanthropies”.

Ai tha se përmes kësaj pajisje do t’u mundësohet pacientëve qasje të lehtë dhe të shpejtë për diagnostikimin e sëmundjeve malinje në fazën e hershme.

“Në këtë takim, Ministri Vitia, shprehi falënderime të sinqerta për mbështetjen e pa rezervë të Mbretërisë së Arabisë Saudite, në Republikën e Kosovës dhe falënderoi shkëlqesinë e sajë, Princeshën Lamia bint Majid Al Saud për vullnetin e saj që për shëndetësinë në Republikën e Kosovës, të dhuroj pajisjen PET Scan. Ministri, po ashtu shprehu falënderim për rolin e Presidentes së Kosovës në sigurimin e këtij donacioni të vlefshëm për shëndetësinë”, thuhet në njoftim.

Ministri Vitia priti në takim lartësinë e saj princeshën Lamia bint Majid Al Saud

Prishtinë, 26 prill 2024

Sot,…

Posted by Ministria e Shëndetësisë on Friday, April 26, 2024

Në ndërkohë, ish-presidentja Atifete Jahjaga tha sot sigutimi i kësaj pajisjee është bërë falë bashkëpunimit mes Fondacionit Jahjaga dhe Fondacionit Filantropik Alëaleed në Riyadh të Arabisë Saudite.

“Me shumë krenari sot inauguruam skanerin SPECT/PET/CT në vlerë të 1.5 milion Eurove në Klinikën e Mjekësisë Nukleare, një teknologji e para këtij lloji në ShSKUK që do të ndryshojë jetën e pacientëve dhe familjeve të tyre. Kjo arritje, e cila nuk është e para dhe as nuk do të jetë e fundit, është bërë e mundur falë bashkëpunimit të jashtëzakonshëm mes Fondacionit Jahjaga dhe Fondacionit Filantropik Alëaleed në Riyadh të Arabisë Saudite, të udhëhequr nga Lartësia e Tij, Princi Alëaleed Bin Talal AlSaud. 🤝”, shkroi Jahjaga në “Facebook”.

Të ngjashme