Sport
Heroi i Lirisë deklarohet për rikthimin në elitën e futbollit kosovar
Demokracia
18:50 | 04 Qershor 2023

Share:

Drilon Hodaj ishte më meritori që Liria u rikthye në elitën e futbollit kosovar.

Gardiani i skuadrës nga Prizreni priti disa gjuajtje gjatë kohës së rregullt dhe vazhdimeve, ndërsa gjatë penalltive priti dy, për t’u rikthyer në Albi Mall Superligën e Kosovës pas katër vitesh mungese.

“Kemi stërvitur gjatë tërë kohës për këtë. Janë emocione të papërshkrueshme. Është ëndërr e realizuar që kam ndihmuar kthimin në Superligë”, ka thënë Hodaj për Art Sport.

“Kemi provuar direkt të kthehemi dhe nuk mundëm. Fati deshti që përmes barazhit të kthehemi. Liria ka qenë ekipi i vetëm që ka mundur përmes barazhit të kthehet dhe kjo u realizua”.

“Është klubi i zemrës sime, klubi ku jam rritur. Është ëndërr e realizuar. Ia kemi pasur borxh Prizrenit ta kthejmi Lirinë ku e ka vendin, në Superligë”.

“Liria në Superligë do të ketë objektiva madhore. Besojmë fuqishëm se do të jemi aty ku u takon Lirisë, në mesin e skuadrave që luftojnë për Evropë”, ka shtuar portieri i Lirisë.

Të ngjashme