Lajme
Hem kundër, hem pro “Zajednicës”| Kontraditat e Osmanit, Kurtit e Konjufcës
Demokracia
15:18 | 12 Nëntor 2023

Share:

Lidershipi kosovar në krye me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe dy zëvendëskryeministrat Besnik Bislimi e Donika Gërvalla, kanë bërë deklarata të vazhdueshme kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe tash po e mbrojnë formimin e tij.

Demokracia.com ka bërë një përmbledhje të deklaratave të liderëve shtetërorë, para se të pranonin “Zajednicën”: 

“Ne nuk jemi kundër të drejtave të komunitetit serb, por jemi kundër që t’i japim Serbisë një instrument kontrolli nëpërmjet të cilit mund të minojë integritetin territorial dhe pavarësinë e Kosovës e rrjedhimisht të sjell edhe më shumë influencë ruse në tërë rajonin tonë” – presidentja Vjosa Osmani, shkurt 2023.

Ndërsa, në shtator të këtij viti, presidentja Osmani dha ide që Kosova së bashku me ShBA-në të hartojë statutin për Asociacionin, ide që askush nuk e përkrahu.

“Asociacioni është ide e Serbisë”, Albin Kurti, 29 shtator 2023.

Osmani dhe Konjufca e pranuan Asociacionin| Kurti: Asociacioni është ide e Serbisë

Para afro dy muajve, Kurti deklaroi se Ascociacioni është ide e Serbisë, por tash po insiston që të nënshkruhet marrëveshja që përbrenda e ka “Zajednicën”.

“As ksi, as asi”, Glauk Konjufca.

Kjo ishte deklarata e famshme e kryeparlamentarit Kunjufca, që e tha në “Debat Plus”, ku ishte shprehur se nuk do të ketë Asociacionin as me kompetenca ekzekutive dhe as pa kompetenca ekzekutive. Por, Konjufca tash është zbutur dhe në një deklarim tha se: “Na është dukur “deal” i mirë që Kosova ta bëjë Asociacionin e vitit 2013 dhe ta fitojë njohjen de facto”.

Kurti thotë “Ka ikur koha e Thaçit dhe Ashtonit”, por Konjufca pranon që marrëveshja për Asociacionin e 2013-ës ishte e mirë dhe sillte njohjen de-facto

“Asociacioni ka vdekur”, Donika Gërvalla, 28 shtator 2023.

Kështu e prerë ishte shprehur zëvendëskryeministrja Gërvalla, por tash i ka ndryshuar qëndrimet. Më 2 nëntor ajo tha: “Propozimi i ri për Asociacionin ka një qasje krejt tjetër nga të kaluarët”.

“Në atë moment kur Qeveria e ndryshon qëndrimin për Asociacionin. Edhe thotë se do të krijohet Asociacioni, qoftë edhe me kompetenca joekzekutive, Besnik Bislimi nuk është më në dialog”, Besnik Bislimi, qershor 2022.

Bislimi nuk e mban premtimin, s’jep dorëheqje edhe pse “Zajednica” u pranua

Bislimi vazhdon të jetë në dialog dhe i angazhuar fuqishëm për zbatimin e marrëveshjes, ku përfshihet “Zajednica”. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme