Lajme
Kurti thotë “Ka ikur koha e Thaçit dhe Ashtonit”, por Konjufca pranon që marrëveshja për Asociacionin e 2013-ës ishte e mirë dhe sillte njohjen de-facto
Demokracia
11:18 | 16 Shtator 2023

Share:

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zbuluar se çfarë në të vërtetë mendojnë ai dhe kryeministri Albin Kurti për Asociaicionin e vitit 2013, duke i dhënë fund propagandës së tyre një-dekadëshe që ka sjellur pasoja të pariparueshme për shtetin e sapoformuar të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Prapa kundërshtimit të dhunshëm për një dekadë, Konjufca ka zbuluar se Marrëveshja e 2013-es për Asociaiconin, e kohës së ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte më e mirë dhe sillte njohjen de-facto të Republikës së Kosovës nga Serbia.

Përmes kësaj deklarate, Konjufca ka treguar se Kurti nuk i ka ikur Marrëveshjes Bazë kur e pranoi në Bruksel (27 shkurt 2023), por sipas tij marrëveshja për pjesën integrale të saj, Aneksin e Ohrit (18 mars 2023) për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi është version më i dëmshëm. Aneksi ishte shtuar nga BE dhe pranuar nga Kurti.

Kryeparlmentari Konjufca e ka pranuar se me Marrëveshjen Bazë dhe Aneksin e Ohrit, Kosova ka pranuar ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, sipas Marrëveshjes së vitit 2013 për ta marrë njohjen de-facto nga Serbia.

“Neni 7 i Marrëveshjes së Ohrit është – se dy pjesë janë këtu njohja de facto edhe qyky Asociacioni – me mujtë Kosova, kurgjo pa e ngarku Kosovën më shumë se që ka pranu Qeveria Thaçi 2013, kurgjo ma shumë për mos me dhanë për me arritë t’i me fitu njohjen de facto. Qekjo na është dukë neve deal (marrëveshje) e mirë”, ka thënë Konjufca. /Demokracia.com/

Të ngjashme