Lajme
FSK përfundon me sukses ushtrimet fushore “LFX” dhe “Fortuna 4”
Demokracia
16:53 | 29 Prill 2024

Share:

Komanda e Forcave Tokësore( KFT), në kuadër të planit dhe parapërgatitjeve për validim të Regjimentit të dytë të këmbësorisë ka përfunduar me sukses dy ushtrime fushore Ushtrimin fushor “ LFX” dhe ‘’Fortuna 4” .

Kështu bën të ditur FSK-ja përmes një postimi në Facebook.

Ushtrimi “LFX” kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që të përgatisë dhe të trajnojë skuadrat në Nivelin T3, këmbësori e lehtë, detyrat kolektive të ushtarit dhe të validojë skuadrat e saj ndërsa ushtrimi “Fortuna” qëllim kryesor kishte ngritjen e kapaciteteve në mënyrë që të përgatisë dhe të trajnojë skuadrat në Nivelin T2-T3, këmbësori e lehtë të ngritë dhe zhvillojë performancën taktike në nivel togu dhe Kompanie.

Të ngjashme