Lajme
Blinken: Izraeli duhet të rrit ndihmën humanitare për Gazën
Demokracia
17:15 | 29 Prill 2024

Share:

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi të hënën se Izraeli duhet të bëj më shumë për të rritur rrjedhën e ndihmave humanitare në Gaza.

Derisa, lidhur me ngjarjet në Riad, Blinken tha se mënyra më e mirë për të lehtësuar katastrofën humanitare në Gaza do të ishte një marrëveshje armëpushimi që do të lironte pengjet e mbajtura nga Hamasi, shkruan AP.

“Hamasi ka përpara një propozim që është jashtëzakonisht, jashtëzakonisht bujar nga ana e Izraelit dhe në këtë moment e vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit është Hamasi”, tha ai.

Të ngjashme