Arte
Hapet Muzeu i Martirëve të familjes Berisha në Suharekë
Demokracia
12:02 | 27 Mars 2021

Share:

Pas 22 vitesh nga vrasja e 52 antarëve të familjes Berisha, hapet Muzeu i Martirëve të familjes Berisha në Suharekë.

Më 26 mars 1999 gati të gjithë anëtarët e një familjeje u vranë nga forcat serbe në qytetin e Therandës. Anëtarët e familjes Berisha, shtëpia e të cilëve ndodhet rreth 100 metra prej Stacionit të Policisë, janë vrarë pa asnjë shkas ndërsa mekanizmat shtetëror të Serbisë më pas janë munduar t’i fshehin gjurmët e krimit, duke i zhvendosur kufomat disa prej të cilave janë gjetur vite më vonë në Serbi.

Kanë kaluar 22 vite nga kjo vrasje ku vetëm tre antarë i kanë shpëtuar kësaj masakre,Vjollca, Gramozi dhe Shyhretja dhe me këtë rast është hapur muzeu i familjes Berisha, shkruan Demokracia.com.

Të tre të mbijetuarit me këtë ringjallje emocionale, u rikthyen në këtë botë për të qenë dëshmitarë të tmerrit që ata përjetuan.

Lokali i djegur ku u bë masakra e familjes Berisha tani është shndërruar në muze ku shfaqen fotografi dhe gjëra që i përkisnin familjes.

Përmes një postimi në Facebook, i mbijetuari Gramoz Berisha ndau lajmin për hapjen e muzeut. Përveç kësaj, u zhvillua edhe një homazh i cili la pas edhe fjalët e tij, “Ne jemi sepse ishit ju. Sepse po të mos ishit ju nuk do të ishte liri. /Demokracia.com/

May be an image of indoor

May be an image of flower

May be an image of one or more people and outdoors

Të ngjashme