Arte
Hapet ekspozita “E ardhmja jonë” nga vajzat e komunitetit rom
Demokracia
19:15 | 06 Maj 2021

Share:

Në ndërtesë e vjetër të komunës së Prishtinës, sot u hap ekspozita e vajzave të reja të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian.

Projekti kishte për qëllim kryesor thyerjen e tabuve dhe stereotipeve të shoqërisë ndaj këtij komuniteti, transmeton Demokracia.com

Pjesë e ekspozitës ishin 50 piktura të cilat reflektonin se si këto vajza e shohin të ardhmen e tyre si pjesë e shoqërisë kosovare.

Mentore e kësaj ekspozite ishte Mirjeta Qehaja, sipas të cilës është kënaqësi të shohësh vajzat e komunitetit të cilat merren me art pasi ky profesion praktikohet shumë rrallë.

“Fatkeqësisht për momentin unë jam e para dhe e vetmja e diplomuar në këtë drejtim dhe ende nuk kemi asnjë të regjistruar në fakultet. Prandaj, për mua është një përgjegjësi e dyfishtë jo vetëm për karrierën time por edhe për të gjitha vajzat dhe të rinjtë e komuniteteve që të arrijnë sa më shumë në art dhe që arti të zhvillohet sa më shumë në Kosovë”, thotë Qehaja.

Ky projekt është realizuar nga UN Women, IPKO Foundation dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar. Ndërsa nikoqire e këtij projekti është Komuna e Prishtinës./Demokracia.com/

Të ngjashme