Sport
Granit Begolli flet pas humbjes nga Vushtrria
Demokracia
18:42 | 21 Maj 2022

Share:

Vushtrria ka kaluar në finale të play – off’it për inkuadrim në Superligën e Kosovës.

Vushtrriasit të shtunën në stadiumin “18 Qershori” triumfuan 5:3 pas ekzekutimit të penalltive, ndaj skuadrës së Lirisë së Prizrenit.

Pas ndeshjes për Artsport ka folur trajneri Granit Begolli, i cili tha: “Nuk është ndienjë e mirë normal. Kemi punuar shumë, kemi lanë gjysmë një punë- penalltitë janë fat. Është normale këto llojë probleme, ngërqët e këto. Na ka penalizu më shumë ngarkesa emocionale”.

Ndryshe, penalltinë vendimtare për skuadrën e Vushtrrisë e shënoi Daut Maxhuni, ndërsa realizuan edhe Kujtim Pantina, Etrit Halimi, Leart Emini dhe Labinot Osmani.

Viktor Kuka i Lirisë nuk arriti të realizonte.

Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultatin e barabartë, 1:1. /Demokracia.com

Të ngjashme