Sport
Grand Slam i Baku: Loriana Kuka mposhtet në gjysmëfinale, garon për të bronztën
Demokracia
11:31 | 06 Nëntor 2022

Share:

Loriana Kuka është mundur në gjysmëfinale të Grand Slamit që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Xhudistja kosovare u mund nga holandezja, Natascha Ausma.

Një waza-ari i hershëm nga Ausma bëri që në fund ta fitonte lojën.

Kuka tentoi deri në momentet e fundit për ta fituar ndeshjen, por nuk ia doli.

Loriana Kuka e kaloi raundin e parë pa luftë, teksa në të dytin triumfoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker.

Në çerekfinale, Kuka eliminoi me dy ëaza-ari xhudisten holandeze, Guusje Steenhuis.

Kujtojmë se të premten, Nora Gjakova arriti të stolisej me medaljen e bronztë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Të ngjashme