Auto&Tech
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online
Demokracia
09:08 | 29 Mars 2024

Share:

Google ka prezantuar funksionin e ri për blerje online i cili fillimisht është i disponueshëm vetëm për disa përdorues në SHBA.

Funksioni i ri “style recommendations” vjen në kuadër të aplikacionit Google dhe do ju ndihmojë të zgjidhni rroba që përputhen me stilin tuaj të veshjes, shkruajnë mediat e huaja.

Por, kjo nuk është e gjitha. Gjiganti teknologjik thekson se ju mund edhe të specifikoni markat që pëlqeni.

Pasi të zgjidhni markat, rezultatet e kërkimit do t’i japin përparësi vetëm produkteve nga ato marka.

Të ngjashme