Lajme
Mediumi gjerman e pyet Kurtin për raportin e DASH ku theksohet “korrupsioni serioz qeveritar”, ai befason me përgjigjen
Demokracia
09:50 | 27 Prill 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për DW ka thënë se është optimist që Kosova do të kalojë me sukses edhe fazën finale të anëtarësimit në Këshill të Evropës.

Kurti ka folur për kërkesën e vendeve të BE-së që Kosova të themelojë Asociacionin dhe për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që ka pasur kritika për qeverisjen në Kosovë.

DW: Ju thatë se Kosova është një nga vendet ku të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë më të përparuarat në rajon. Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, megjithatë, flitet për probleme serioze të pavarësisë së institucioneve juridike dhe intimidim të medias. Si e komentoni raportin?

Kurti: Natyrisht që ka edhe kritika për ne, por nëse shikoni raportin e vitit 2019, sot Kosova ka progres të jashtëzakonshëm dhe ajo që mua më çudit është që në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk citohet për shembull Freedom House, nuk citohet Transparency International, dhe po të citoheshin, do të duhej të lëvdohej Kosova.

Të ngjashme