Auto&Tech
Google humbet 70 miliardë dollarë për shkak të problemeve me IA
Demokracia
14:35 | 14 Mars 2024

Share:

Skandali mbi imazhet e inteligjencës artificiale (IA) të falsifikuara nga Gemini i Google, shkaktoi rënie të mprehtë në vlerat e tregut të aksioneve të Alphabet, kompanisë mëmë të Google.

Frika është për rënien e reputacionit dhe vonesat në zbatimin e IA, por gabimi është përgjegjësi e menaxhmentit të Google.

Alphabet, kompania mëmë e Google, humbi më shumë se 70 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut në një ditë të vetme tregtimi, për shkak të frikës se mjeti i inteligjencës artificiale, është programuar të jetë “woke”, term i përdorur për të treguar të qenit vigjilent ndaj paragjykimeve dhe diskriminimit racor.

Aksionet ranë me 4.4% në 138.75 dollarë, pasi Google ndaloi platformën e gjenerimit të imazheve Gemini IA, sepse po prodhonte imazhe të pasakta nga ana historike dhe faktike.

Imazhet racore të pasakta nga IA, përfshinin një Xhorxh Uashingtonin me ngjyrë, lojtarë femra NHL, vikingë të zinj dhe një nazist aziatik.

Chatbot gjithashtu refuzoi të dënojë pedofilinë, si dhe tha se nuk kishte përgjigje të drejtë apo të gabuar, kur u pyet kush ishte më i keq, Adolf Hitler apo Elon Musk.

Problemi mund të nxisë shqetësimet e publikut, se Google është “një burim jo i besueshëm për inteligjencën artificiale”, shkroi Ben Reitzes, analist në Melius Research.

“Ne kemi argumentuar, se sjellja e kërkimit do të ndryshojë, me veçori të reja të injektuara me IA,” shkroi Reitzes. “Ky ndryshim krijon mundësi për konkurrentët, por edhe më shumë, nëse një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve shqetësohen për pavërtetësitë dhe paragjykimet e Google.”

CEO i Google DeepMind, Demis Hassabis, një nga menaxherët kryesorë të IA, tha se do të duheshin disa javë derisa problemi të zgjidhej. Sidoqoftë, vonesa në zbatimin e IA në Google, është e pranishme, dhe ndikimi në reputacion është ende i rëndë.

Javën e kaluar, ndërsa reagimi kundër paragjykimeve të Gemini u bë virale në X, postimet politike nga menaxheri i produktit Gemini, Jack Krawczyk, që sulmonin të bardhët, u rishfaqën.

Të ngjashme