Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, Serbia e madhe nuk do të ndodhë
Demokracia
16:18 | 27 Prill 2024

Share:

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ishte presidenti i fundit i Jugosllavisë, e cila po shkonte drejt fundit.

Ai gjatë Takimit të Madh të Prishtinës për integrimet ndërshqiptare e ndërballkanike, ka bërë përgjegjës ish-kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviq për të gjitha viktimat e shkaktuar në Kroaci, Bosnje e Kosovë.

Mesiq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po i vazhdon politikat e Sllobodan Millosheviqit për krijimin e Serbisë së madhe, e cila sipas tij nuk mund të bëhet kurrë.

“Ende ka nga ata që si Millosheviqi të bëhet Serbia e madhe, por unë ju them se ajo nuk mundet të bëhet. Për të gjithë ata që mendojnë që Serbia mundet të bëhet një shtet i madh, unë ju them që Serbia është një shtet i vogël në Ballkan”, tha Mesiq.

Takimi PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, u mbajt në kuadër të 25-vjetorit të luftës legjendare të UÇK-NATO dhe lirisë së Kosovës në Prishtinë, me mbi 600 të ftuar nderi.

Të ngjashme