Lajme
Policia e Kosovës identifikon 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Demokracia
16:36 | 27 Prill 2024

Share:

Policia e Kosovës ka identifikuar 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria.

Në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, hartoi Planin Operativ që është zbatuar në të  gjithë  territorin e Kosovës për 12 ditë.

Gjatë kësaj kohe, janë identifikuar gjithsejtë 54 lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 te moshës madhore, dhe 32 fëmijë, njofton Klankosova.tv

Derisa nga Shqipëria janë identifikuar gjithsejtë 22 lëmoshë prej të cilëve 15 persona te moshës madhe dhe 7 fëmijë.

Gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar gjithsejtë 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person te dëbuar.

Ndryshe, Policia e Kosovës do të vazhdoj edhe më tutje me aktivitete për parandalimin e trafikimit me njerëz.

Të ngjashme