Sport
Goli i Darmian vendimtar – Interi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë
Demokracia
22:54 | 31 Janar 2023

Share:

Interi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores kundër Atalantës.

“Zikaltrit” triumfuan 1:0 ndaj Atalantës në stadiumin “Giueseppe Meazza” në qytetin e modës, shkruan Demokracia.com.

Mbrojtësi Matteo Darmian ishte heroi i Interit pasi shënoi golin e vetëm në minutën e 57-të.

Bazuar në statistikat e ndeshjes, Interi ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushën e lojës, duke dominuar thuajse në të gjitha aspektet.

Në këtë sfidë u aktivizuan edhe dy futbollistë shqiptarë. Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti u paraqit për 90 minuta për mysafirët, ndërsa për Interin u aktivizua nga minuta e 72-të edhe mesfushori tjetër i kombëtares “kuqezi” Kristjan Asllani.

Interi në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes tjetër çerekfinale mes Lazios dhe Juventusit./Demokracia.com/

Të ngjashme