Sport
Gjysmëfinalet e Champions: Data dhe koha e ndeshjeve të para dhe të dyta
Demokracia
09:55 | 14 Prill 2022

Share:

Janë kompletuar çiftet gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma, Manchester City dhe Liverpooli iu bashkuan Real Madridit dhe Villarrealit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë edicion, shkruan Demokracia.com.

Kësisoj, kryendeshja do të jetë ajo në mes Manchester Cityt dhe Real Madridit. Takimi tjetër është ndërmjet Liverpoolit dhe Villarrealit.

Manchester City – Real Madrid është ndeshja e parë gjysmëfinale e cila zhvillohet në ‘Etihad’ më 26 maj. Ndeshja e kthimit luhet më 4 maj.

Liverpool dhe Villarreal luajnë ndeshjen e parë në “Anfield” më 27 prill, kurse ndeshjen e kthimit më 3 maj në “La Ceramica”./Demokracia.com/

Të ngjashme