Diaspora
Gjykata Kantonale i refuzon ankesën: 19 vjet burg për shqiptarin nga RMV
Demokracia
17:29 | 02 Prill 2021

Share:

Gjykata Kantonale e St. Gallenit ka vendosur sot: 35-vjeçari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, i cili ka vrarë një person në vitin 2015, duhet të vuajë burgun për 19 vjet.

Kjo masë dënimi i ishte shqiptuar atij edhe më parë, nga Gjykata e Qarkut, shkruan sda.ch.

Bashkëpunëtori i tij  do të mbajë katër vite burg. Ky vendim është marrë sot pasi dy të pandehurit e kishin apeluar vendimin.

35-vjeçari është akuzuar për vrasjen e partnerit të ish-të dashurës së tij, trasmenton albinfo.ch. Kjo kishte ndodhur në Ganterschwil në vitin 2015, kur ai  kishte goditur atë me thikë dhe i kishte shkaktuar atij plagë fatale.

Gjykata e Qarkut në Toggenburg e kishte dënuar atë me burg efektiv (të pakushtëzuar) prej 19 vjetësh, në mars të vitit 2020. Një i bashkëakuzuar u dënua me katër vjet burg.

Të dy të akuzuarit dhe prokurori publik kanë apeluar rastin në atë kohë.

Zyra e prokurorit publik kishte kërkuar dënime më të larta me burg, ndërsa dy të dënuarit kishin kërkuar të liroheshin, transmeton albinfo.ch.

Gjykata Kantonale e St.Gallenit tani ka konfirmuar vendimet e Gjykatës së Qarkut.

Është vërtetuar se fajtori kryesor ka vrarë në mënyrë të paskrupullt viktimën e tij dhe kështu ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë.

Sipas bindjes së gjykatës, i bashkëakuzuari, një zviceran 55-vjeçar, i ka dhënë atij ndihmë për këtë vrasje, përcjell albinfo.ch. 55-vjeçari i ka dhënë 35-vjeçarit armën dhe e ka çuar në vendin e krimit.

Krahas dënimeve të përmendur, dy të akuzuarit duhet të paguajnë koston procedurale prej mbi 250.000 franga.

Të ngjashme